Home ShowBiz Artistet rrëfejnë sakrificat e të kënduarit live
Artistet rrëfejnë sakrificat e të kënduarit live
0

Artistet rrëfejnë sakrificat e të kënduarit live

0
0

Të kënduarit dhe të performuarit live është një biznes fitimprurës për shumë artistë, por jo pa sakrifica. Ashtu si çdo punë edhe kjo ka vështirësitë e saj. Të ftuar në “Top Show Magazine” kanë qenë disa prej artistëve që performojnë gati çdo ditë në evente muzikore. Anxhela Peristeri, Era Rusi dhe Maya kanë rrëfyer se sa e vështirë është të mos e veshësh një fustan dy herë. Ato kanë treguar se i duhet jo vetëm të bëjnë prova dhe ushtrohen vazhdimisht, por të kujdesen për paraqitjen e të kenë gjithmonë diçka të re për të veshur.
Maya ka rrëfyer se nuk e vesh të njëjtin fustan dy herë, kurse Anxhela dhe Era kanë treguar se mund t`i veshin dy ose tre herë veshjet që kanë për zemër, por në distanca kohore.
Asgjë nuk është e thjeshtë!

Për më shumë, ky është diskutimi i panelit:

Link: https://youtu.be/SIHVGK1Dz64?t=14m33s