Home ShowBiz Performanca e Lady Gaga-s në Super Bowl – 300 Dronët Intel për shfaqjen me drita
Performanca e Lady Gaga-s në Super Bowl – 300 Dronët Intel për shfaqjen me drita
0

Performanca e Lady Gaga-s në Super Bowl – 300 Dronët Intel për shfaqjen me drita

0
0

Në gjysmë të shfaqjes Super Bowl nuk u prezantua vetëm Lady Gaga me “God Bless America”, por edhe një show dritash me dron. Intel ka zhvilluar “Shooting Star Drones”. Amazon përdori një pjesë të fushatës së saj reklamuese të Prime Air.
Këtë vit në gjysmë-show shfaqja e Lady Gagas në Super Bowl është mbështetur nga 300 multicopter, mini-helikopter multifunksional nga Intel. Dronët formuan flamurin amerikan në qiell, ndërkohë që artistja këndonte “God Bless America” dhe “This Land Is Your Land”. Intel paraqiti Multicopter “Shooting Star Drones”.
Kjo skenë ishtë filmuar disa ditë më parë, siç “USA Today” raportoi. Mes gjithë të tjerave dhe kushteve të pafavorshme të motit, shfaqja e dritave ishte regjistruar më parë. Gjithashtu kjo nuk ishte hera e parë që realizohej një shfaqje me dronë, të cilët shfaqen në formë “Shi yjesh”, ato janë përdorur edhe në Disney dhe për një shfaqje në sezonin e festave 2016.
Ndërkohë Amazon nuk ishte lejuar të shfaqte reklamën e Prime Air, distributorit zyrtar të shërbimit të dërgesës me dron. Kjo për arsye sepse si shërbim nuk është akoma i mundur brenda Amerikës. Dërgesa e parë është bërë në Britaninë e madhe në Dhjetor të 2016-ës.
Në Amerikë dërgesa me dron duhet të testohet gjerësisht dhe imtësisht, që më pas të lejohet si shërbim.

Video e performancës gjendet në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=txXwg712zw4

https://www.youtube.com/embed/dHHMrvaXgyA

Link: https://www.youtube.com/embed/dHHMrvaXgyA

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Lady-Gagas-Super-Bowl-Auftritt-300-Intel-Drohnen-fuer-Lichtshow-3618006.html

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=txXwg712zw4