Pas humbjes së binjakëve, Ledian Memushaj gjen forcën të shkruajë
0
0
Ledian Memushaj dhe familja e tij janë përballur me një dramë ditët e fundit. Bashkëshortja e tij ishte në pritje të binjakëve, por që fatkeqësisht nuk mundën të lindnin. Të gjithë janë solidarizuar me dhimbjen e çiftit dhe familjes së tyre ndaj Memushaj ka gjetur forcën për t`i falënderuar ata që e ngushëlluan.
“Në një moment kaq të vështirë për familjen time, ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. Përshëndetje për të gjithë! -LM”, ka shkruar futbollisti.
Ngushëllime për ta!
Burimi i fotos: © George Becker https://www.pexels.com/photo/close-up-of-candle-over-black-background-333515/