0
0
Bashkëshortja e Lorik Canës është italiane dhe në një kohë kur përballet kombëtarja shqiptare me atë italiane, natyrshëm lind pyetja: “Për kë do bëjë tifozllëk gruaja e tij?”
Kuriozitetin e ka shuar vetë Loriku në një intervistë për “Panorama Sport”. Ai ka treguar se bashkëshortja është në krahun e tij këtë herë dhe gjithmonë. “Ajo është më e zellshme rreth kësaj teme dhe mbrojtjes së Shqipërisë se unë”, tregon Loriku. Zonja e tij do të vishet kuq e zi për Shqipërinë.
Burimi i lajmit: http://www.panorama.com.al/sport/cana-keshilla-ime-per-kombetaren-gruaja-tifoze-e-flakte-kuqezi/