Home Aktualitet Në vend të nënshkrimit apo Pin-it: Mund të identifikoheni me shenjat e gishtave në kartat e kreditit
Në vend të nënshkrimit apo Pin-it: Mund të identifikoheni me shenjat e gishtave në kartat e kreditit
0

Në vend të nënshkrimit apo Pin-it: Mund të identifikoheni me shenjat e gishtave në kartat e kreditit

0
0

Mastercard ka prezantuar një risi. Ka integruar tashmë një skaner për gjurmët e gishtave në kartat e kreditit.
Që në momentin që kanë hyrë në përdorim Chip-at, zhvillimet kanë qenë të ndryshme në këtë fushë.
Tashmë Mastercard ka prezantuar një kartë të re krediti, në të cilën është instaluar një skaner për gjurmët e gishtit. Në këtë mënyrë konsumatorët mund ta identifikojnë veten në dyqane më lehtësisht pa pasur nevojë për një Pin, apo nënshkrim. Avantazhi i sistemit është se këto karta mund të lexohen edhe në pajisjet ekzistuese të leximit të kartave, pa pasur nevojë që tregtarët të blejnë pajisje të reja.
Janë zhvilluar teste në disa banka dhe supermarkete në Afrikën e Jugut dhe në muajt e ardhshëm do të testohet edhe në Evropë dhe Azi. Për sa kohë që nuk lind ndonjë problem, Mastercard mund ta lançojë brenda vitit 2017.

Burimi i lajmit: http://t3n.de/news/mastercard-fingerabdruckscanner-kreditkarte-816215/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/bank-blur-business-buy-259200/