Është publikuar vetëm pak ditë më parë, por është pëlqyer shumë dhe menjëherë Toli me zërin e tij të veçantë ka ditur sesi të lërë impresione të thella tek të gjithë ata që e dëgjojnë këtë këngë.
Ndodh që në jetë njeriu të dashurohet me personin e gabuar, sepse sikurse i thonë asaj shprehjes “dashuron me zemër”. Ky është edhe rasti i djalit i cili është dashuruar me personin e gabuar dhe këte gjë e thekson shumë mirë në fragmentet e mëposhtme të shkëputura nga kënga:
” Nuk mundem më një shok i mirë të jem
Ti nuk ke faj por frikem të ta them
Unë ty të mbaj me vete, s’guxoja ta tregoja
Me ndjenja dhe sekrete unë veten e mbuloja”
Janë fjalë të ëmbla dhe të trishta në të njëjtën kohë, të cilat ndërthuren me njëra-tjetrën për të krijuar këtë projekt të veçantë:
Vetëm për kënaqësinë tuaj “Të doja”: