Roza Lati denoncoi pak javë më parë publikisht keqtrajtimin ndaj kafshëve që sipas saj bëhej në një prej dyqanëve të kafshëve në Tiranë. Pas saj reagoi edhe Iva Aliko, e cila e përforcoi atë që Roza shkroi. Sipas vajzave, kafshët në atë dyqan liheshin pa ushqim dhe përkujdes mjekësor. Kështu dashur padashur nisi një “luftë” mes dy vajzave dhe pronarit të dyqanit, i cili së fundmi, mësohet se i ka paditur të dyja për shpifje. Media të ndryshme kanë raportuar rreth një denoncimi dhe Roza e Iva rrezikojnë jo vetëm gjobë në vlerën e 50 milionë lekëve, por edhe burg.
Çështja do t`i kalojë gjykatës e cila do të shqyrtojë provat dhe faktet.
Burimi i fotos së Rozës: https://www.instagram.com/p/BSrUd4cl1F3/?taken-by=roza_lati
Burimi i fotos së Ivës: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1201283739987269&set=ecnf.100003169629648&type=3&theater