Sunrise Smart Pillow ju lehtëson fjetjen, por edhe ju zgjon me dritë. Jastëku mund të luajë muzikën tuaj të preferuar, ose mund të shërbejë edhe si alarm zgjimi. Përmes fuqisë së shkencës dhe teknologjisë, bën të mundur një gjumë të rehatshëm dhe mëngjese më të mira.
Jastëku është krijuar për të revolucionalizuar netët dhe mëngjeset. Është i thjeshtë në përdorim, me ultra-komfort dhe ju zgjon natyralisht. Lindja e diellit është i kontrollueshëm nga ju dhe mund të shtyhet nga 5 deri në 30 minuta, kjo është zgjedhja juaj.
Drita që ndizet në jastëk duket kaq natyrale, sa edhe zgjimin e bën më të natyrshëm. Kështu rruga për në punë do të jetë më e lehtë dhe me më shumë energji.
Alarmi, drita e zgjimit, freskimi i jastëkut, ngrohja, muzika me wireless, drita për të lexuar, audiobook, janë disa nga opsionet që ofron.
Për realizimin e këtij jastëku është angazhuar një skuadër me shumë vite eksperiencë, mes tyre inxhinierë, zhvillues software-sh dhe ekspertë materialesh, për ta bërë më të mirë produktin.
Video shpjeguese:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=gmT1AdS9thg
Burimi i lajmit: https://www.indiegogo.com/projects/sunrise-smart-pillow-future-of-sleep-technology-music#/
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=gmT1AdS9thg