Eranda Libohova ka dhënë disa vite më parë një intervistë jo si gjithë të tjerat për suplementin e “Gazeta Shqiptare”, “Bluetooth”. Ndër shumë të tjera ajo është pyetur edhe për puthjen e parë. Kur dhe kujt ia dha?
Pyetjes kurioze nuk kishte denjuar t`i përgjigjej me shumë sinqeritet. Ishte 18 vjeçe kur ia dha një instrumentisti, me të cilin më shumë sesa një lidhje romantike kishte një flirt.
Eranda ka treguar në intervistën e vitit 2009, se sot muzikanti nuk jeton në Shqipëri.
Nuk është një pyetje e vështirë për t`iu përgjigjur, pasi të gjithë e mbajnë mend puthjen e parë. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz kompleksohen, diçka që nuk ka ndodhur me Erandën.
Burimi i lajmit: http://www.gsh.al/2017/06/12/bluetooth-nostalgjite-gjitha-ato-qe-nuk-dini-per-eranden-puthjen-e-pare-e-kam-dhene-18-vjec/