Home Aktualitet 350 mijë karta SIM dhe 500 iPhone për fallsifikim klikimesh, gjen policia në Tajlandë
350 mijë karta SIM dhe 500 iPhone për fallsifikim klikimesh, gjen policia në Tajlandë
0

350 mijë karta SIM dhe 500 iPhone për fallsifikim klikimesh, gjen policia në Tajlandë

0
0

Në Tajlandë, policia ka sekuestruar qindra e mijëra karta SIM dhe gati 500 iPhone gjatë një zbulimi të pazakontë, siç raporton Bangkok Post. Iphone-t ishin të serive 4S, 5C dhe 5S dhe të fiksuar në korniza metalike. Telefonat ishin të lidhur me kompjuter. Policia tajlandeze ka arrestuar tre kinezë të cilët pa u vënë re kishin tre muaj në këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Në thelb, puna konsistonte në të klikuarin e reklamave në faqen WeChat, një nga faqet më të mëdha në botë për të porositur ushqim dhe për të paguar faturat në Kinë.
Në gjithë këtë situatë ka ende disa gjëra për të sqaruar, si për shembull, si mundën t`i zotëronin aq shumë karta SIM? Ato vinin nga tre operatorë të ndryshën në Tajlandë. Policia është duke kërkuar tashmë për mbështetësit dhe financuesit. Ndërkohë që tre të arrestuarit nuk janë përgjegjës për mashtrimet e klikimeve, por për shkak të dokumentacionit që mungon. Ata akuzohen gjithashtu edhe për import të paligjshëm të pajisjeve mobile.

Video e kronikës:

https://www.youtube.com/watch?v=wlWZsuhMzLY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=wlWZsuhMzLY

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/350-000-SIM-Karten-500-iPhones-Polizei-findet-Klickfarm-in-Thailand-3743187.html

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=wlWZsuhMzLY