Home Lifestyle Prindër të rinj – Këto janë gjërat që jua lehtësojnë jetën
Prindër të rinj – Këto janë gjërat që jua lehtësojnë jetën
0

Prindër të rinj – Këto janë gjërat që jua lehtësojnë jetën

0
0

Të bëhesh prind është një nga ngjarjet më ekzaltuese, por duhet pranuar se është edhe një nga ngjarjet që të krijon më së shumti stres.
Fatmirësisht ka disa gjëra që jua lehtësojnë jetën si prind i ri, pasi dihet se fëmija ka nevojë për një kujdes të vazhdueshëm në 24 orë të ditës.

Një kangur (Mbajtës bebi)

Në të fëmija do të qëndrojë më komod dhe nëna ose babai do t`i kenë duart të lira. Ndërkohë që karroca duhet të shtyhet me të dyja duart, këtu bebi qëndron vetë. Në Shqipëri ka ardhur shumë vonë ky produkt, krahasuar me botën.

bebi 1

Burimi i fotos:© jackmac34 https://pixabay.com/en/baby-carrier-baby-transport-2077383/

Një xhaketë gjumi

Sado që të lëvizë bebi juaj, i veshur me këtë xhaketë nuk do ta dëmtojë veten. Edhe nëse i janë rritur pakëz thonjtë nuk do vritet sepse duart i ka brenda te xhaketa.

bebi 2

Burimi i fotos: © genalouise https://pixabay.com/en/birth-announcement-baby-newborn-1242268/

Një monitor bebi

Monitori i bebit është shumë i dobishëm. Nëna apo edhe babai nuk munden të qëndrojnë gjatë gjithë kohës me fëmijën, 24 në 24 orë. Kështu që një mjet monitorimi kur per shembull nënës do i duhet të jetë te lavamani, apo nga dhoma tjetër, sidomos në një shtëpi të madhe dhe me kate, është shumë i nevojshëm.

Një libër informues për të ditur më shumë për fëmijët

Libri është edhe më shumë i nevojshëm kur bëhesh prind për herë të parë, ose kur nuk ke familjarë të tjerë afër, me eksperiencë që të të japin informacione dhe t`iu përgjigjen pyetjeve tuaja. Diçka që do të ishte interesante, do të ishte leximi i një libri që ju tregon se çfarë nënkupton secila pëshpërimë e foshnjës. Kështu do ta dini se kur do të pijë, kur do të lahet, kur është i mërzitur dhe kur po përshpërit nga lumturia.

book

Burimi i fotos: © caio https://www.pexels.com/photo/blurred-book-book-pages-literature-46274/

Pajisja që mund të ngrohë letrat e lagura

E dini që ekziston diçka e tillë? Fëmijët qëndrojnë me pelena për shumë kohë, ndoshta deri në moshën 2 vjeçare dhe pak më tepër dhe do qëllojë që të jenë edhe në dimër me to. Të gjitha nënat duhet ta kenë parë si shqetësim faktin se letrat e lagura me të cilat e pastrojnë bebin janë të ftohta. Ekziston një zgjidhje dhe ajo është pajisja që do të ngrohë letrat.

Jastëk që mban biberonin

Kur fëmija pi qumësht me biberon mund të qëndrojë ashtu qetë deri kur të mbarojë qumështi. Nëna apo babai nuk ka përse qëndron aty, në një moment qetësie, vetëm për të mbajtur shishen. Ka një jastëk në të cilën futet shishja dhe qëndron vetë për bukuri. Kujt do t`i kishte shkuar në mendje?

Një respirator nazal

Fëmijët e vegjël kanë gjithmonë probleme me bllokimin e hundëve. Nuk ka përse të shkohet deri te kosultorja, kur nëna mund ta bëjë vetë zhbllokimin përmes aparatit. Fëmijën do ta trembte vetëm bluza e bardhë e mjekes apo infermieres.

Një krevat i përshtatshëm

Gjithnjë e më shumë krevatët po krijohen të përshtatshëm në mënyrë që nëna ta marrë fëmijën natën për ta ushqyer, pa u ngritur nga krevati.

krevat

Burimi i fotos: © stillworksimagery https://pixabay.com/en/doll-bed-white-cute-little-toy-732611/

Kapele

Përse të qëndrojë në diell dhe koka t`i ekspozohet në diell? Ndaj i duhet një kapele.

kapele

Burimi i fotos: © esudrof https://pixabay.com/en/baby-boy-hat-covered-eyes-playing-1399332/

Një rrethore

Të lëvizshme ose jo, ato janë një mjet i mirë për ta lënë fëmijën të argëtohet ndërkohë që mund të gatuajë.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/new-parent-useful-gift-ideas-2017-7/#a-baby-bucket-hat-9
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/child-baby-newborn-arms-47219/