Është e vështirë të jetosh në një botë tërësisht të ndershme. Nuk do mundeshim sepse do të ishte shumë e dhimbshme. Gënjeshtra na thonë, por edhe i themi vetvetes. Nuk mund të jesh i sinqertë me veten në 100% të kohës, sepse do përjetonim dhimbje.
Më poshtë janë ato që i themi vetes për t`u ndjerë mirë në të tashmen, por duke sakrifikuar të ardhmen.
Kam nevojë për “X” gjë për t`u ndjerë “Y”
Një shembull mund të jetë ai i shkrimtarit që boton një libër. Ndihet euforik për këtë, sepse do të ketë sukses dhe kur shikon se nuk po ecin shitjet si kishte menduar, ndihet keq.
Bota më detyrohet për diçka
Kur pyeteni se përse e meritoni diçka është e vështirë të ktheni një përgjigje perfekte. Mendoni se keni nevojë për sukses, marrëdhënie të mira, para, liri, shëndet. Po çfarë keni bërë për t`i arritur këto? Nëse kërkoni marrëdhënie të mira me njerëzit, po ju a jeni sjellë mirë me ta? Për paratë më pas duhet të punosh.
S`ka asgjë që mund të bëj
Kur jeton për një periudhë të gjatë në një lloj mënyre dhe situate, është e vështirë të besosh se çfarë tjetër mund të jesh i aftë të bësh. Diçka duhet ta dijë çdo njeri. E shkuara nuk duhet t`jua ndikojë të ardhmen.
Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/the-3-biggest-lies-we-tell-ourselves-about-happiness-and-success-2017-8
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/dawn-sunset-beach-woman-39853/