Çdokush dëshiron që lidhja të zgjasë, por dyshimet ekzistojnë. Ekspertët e marrëdhënieve janë ata që japin gjithmonë pikat mbi të cilat mund të mbështetemi për të kuptuar diçka më shumë. Do të zgjasë apo jo marrëdhënia? Gjasat janë të mira kur:
Ju besoni te njëri-tjetri
Besimi është çelësi i suksesit të çdo marrëdhënieje të shëndetshme. Është e vështirë t`i ndash problemet me të tjerët dhe nëse partneri ndan shqetësimet me ju, atëherë është e rëndësishme të mos ia thyesh besimin, sipas terapistit Kimberly Hershenson.
Keni qëllime të njëjta
Është e rëndësishme të keni qëllime të njëjta sidomos për çështje të rëndësishme siç janë martesa, jeta, përkujdesja për fëmijët, punët, apo vendbanimi.
Jeni duke e mbajtur gjallë intimitetin fizik
Intimiteti fizik shfaqet në disa forma dhe të gjitha janë të rëndësishme. Mund të mos jeni duke kryer marrëdhënie çdo natë, por mund ta tregoni afeksionin fizik në shumë forma për ta mbajtur të fortë lidhjen.
Ju dini sesi të komunikoni në një mënyrë të shëndetshme
Nëse keni kohë në një marrëdhënie keni arritur të krijoni një mënyrë të caktuar komunikimi. Kjo është diçka shumë e mirë. Po në realitet, për fat të keq, ka disa njerëz që e gjejnë të lehtë të argëtohen me partnerin, por e kanë të vështirë të flasin me ta mbi ndjenjat dhe dëshirat. Njerëzit që komunikojnë efektivisht janë të aftë të kuptojnë më mirë partnerin dhe marrëdhënia shkon shkëlqyeshëm.
E pranoni të dy kur e keni gabim
Nëse thotë njëri “Më fal”, mëson të thotë edhe tjetri dhe kjo e rrit marrëdhënien.
Ndihesh vetvetja kur je me të
Është e rëndësishme për marrëdhënien që partnerët të mos pretendojnë të jenë dikush që nuk janë.
E keni mbështetur njëri-tjetrin në momente të vështira
Jeta nuk mbaron kur hyni në një marrëdhënie me dikë, kështu që tani jeni dy për të përballuar situatat e ashpra. Nëse partneri të ka mbështetur në një situatë të vështirë, atëherë kjo është një provë se do ta bëjë sërish.
E pëlqen akoma, edhe kur je me nerva
Jeni në një kompeticion të shëndetshëm
Ju dhe partneri mund ta ndryshoni njëri-tjetrin deri sa të gjeni variantin më të mirë të vetes. Një marrëdhënie e shëndetshme përfshin dy njerëz që shtyjnë njëri-tjetrin për të arritur qëllime të rëndësishme.
Ju qeshni shpesh
Marrëdhënia është një çështje serioze, por për të qenë e shëndetshme duhet të ketë shumë të qeshura. Jeta është e shkurtër, ndaj nëse doni një marrëdhënie të gjatë, duhet ta bëni njëri-tjetrin për të qeshur përmes shakave të ndryshme.
Nuk mbani inat pas një zënke
Jetë dhe marrëdhënie e gjatë nënkupton edhe zënka të paevitueshme. Në fakt është shenjë e një marrëdhënieje të mirë nëse ka zënka mes jush, kjo sipas ekspertëve. Çelësi i suksesit qëndron në të mos mbajturit mëri.
E di se për çfarë partneri ka nevojë dhe e respekton këtë
Një çështje shumë e rëndësishme është kjo. Përmes komunikimit të mirë mund të kuptosh dëshirat e partnerit.
Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/how-to-know-if-your-relationship-will-last-2017-8/#you-know-what-your-partner-needs-and-you-respect-it-13
Burimi i fotos: © Snapwire https://www.pexels.com/photo/anchor-couple-fingers-friends-38870/