Home Lifestyle Gjatë orarit të punës, qëndroni në YouTube dhe dëgjoni muzikë – Ja ç’thotë shkenca
Gjatë orarit të punës, qëndroni në YouTube dhe dëgjoni muzikë – Ja ç’thotë shkenca
0

Gjatë orarit të punës, qëndroni në YouTube dhe dëgjoni muzikë – Ja ç’thotë shkenca

0
0

Mund ta rrisni produktivitetin pa i shtuar orët e punës. Ka disa mënyra për të qenë efektiv, por edhe për të mos u lodhur më shumë nga sa duhet.
Më poshtë janë disa nga pikat kyçe që do t`ju ndihmonin të rrisnit cilësinë e jetës profesionale.

Llogarisni kohën tuaj
Kjo gjë do të rriste produktivitetin dhe do të shikonte se sa kohë ju merr secili proces. Kështu do shikoni edhe se sa kohë keni shpërdoruar. A e keni numëruar ndonjëherë sa herë e kontrolloni telefonin në ditë për të parë nëse keni ndonjë njoftim?

Pushoni çdo 90 minuta
Trupi i njeriut ndjek një ritëm të caktuar, një cikël i cili ndryshon gjendjen fizike, mendore dhe sjelljen në 24 orë. Me të njëjtën logjikë duhet të ecim edhe në vendin e punës. Pas çdo 90 minutash, pak pushim për të rimarrë energjitë. Njësoj siç flemë dhe bëjmë fazën e gjumit REM gjatë natës.

Merrni një sy gjumë
Po e lexuat mirë. Çdokush duhet të marrë 20 minuta qetësi në mesditë për t`u bërë më produktiv. Një sy gjumë do t`ju rifreskonte dhe do t`ju jepte energji të reja si për trupin dhe për mendjen. Ka edhe një benefit tjetër. Do të ulte rrezikun e një sulmi në zemër.

Punoni në dritë natyrale
Janë bërë studime në lidhje me këtë pikë. Punonjësit që punonin në dritë natyrale, flinin 46 minuta më shumë në natë. Flinin më qetë dhe raportonin një cilësi më të mirë jete, kjo sipas pikëve të grumbulluara nga studimi. Nuk është surprizë që drita natyrale nxit produktivitetin dhe energjitë.

Vlerësoni shpejtësinë e internetit
Janë bërë studime edhe në lidhje me këtë pikë, në Boston. Është zbuluar se GDP-ja ishte më e lartë në vendet ku ofrohej të paktën 1G më shumë shpejtësia e internetit. Mund t`ju tingëllojë sikur nuk bën sens. Po ndoshta e keni provuar atë ndjesinë e pritjes derisa faqja të ngarkohet. Kjo kushton kohë.

Sillni brenda të jashtmen
Studimet kanë treguar se mund të jemi më produktivë kur shpenzojmë kohë jashtë shtëpisë. Të rrethuar nga pemët mund të nxitet kreativiteti dhe produktiviteti. Po fatkeqësisht shumë prej nesh s`mund të qëndrojnë jashtë çdo ditë. Kështu që brenda zyrave mund të vendosen disa objekte apo pemë për të dhënë idenë e mjedisit jashtë derës.

Planifikoje të nesërmen një ditë më parë
Të planifikosh punën një ditë përpara ju ndihmon të arrini qëllimet. Mund edhe t`i shkruani ato. Nëse i përmbushni atëherë jeni më produktiv. Të krijuarit e një plani, ju ul stresin dhe ankthin.

Jini të lumtur
Një studim në Universitetin e Warwick zbuloi se lumturia i bën njerëzit 12% më produktiv. Nëse doni të rrisni nivelin e lumturisë filloni me gjërat e vogla si kujdesi për veten. Kjo nënkupton ushtrime, meditim, apo të ngrënin e shëndetshëm.

Shmangni lajmet
Të jetosh në një botë ku je duke lexuar e marrë informacione 24/7 do të thotë të bombardohesh me lajme. Ndoshta as nuk doni ta dëgjoni një histori të caktuar. Raporti mes lajmeve të këqija dhe atyre të mira është 17:1. E meqënëse historitë e ngjarjet e këqija nuk ju bëjnë të lumtur, mos i dëgjoni, kështu do jeni më produktiv në punë.

Takoni një mik
Studimet kanë treguar se punonjësit që e shpenzonin pushimin e drekës për të ngrënë me një mik ishin 36% më produktiv gjatë javës. I njëjti grup ishte dhe 30% më pak i stresuar. Këta ishin pikërisht njerëzit më të socializuar. Të folurit me të tjerët ju ndihmon për të gjetur zgjidhjet mbi një proces apo problem të caktuar.

Shikoni YouTube
Është e vërtetë. Një studim i Universitetit të Melbourne zbuloi që zvarritja mund të jetë ndonjëherë gjë e mirë. Ata që hyjnë në internet gjatë orarit të punës mund të jenë më produktiv se të tjerët që nuk e bëjnë këtë. Kanë nevojë për të dalë pak nga përqëndrimi i madh. Studimi gjeti se të kalosh kohë, për shembull në YouTube, ishte më motivuese.

Mbani rregull
Rrëmuja mund të shpërqëndrojë trurin dhe për rrjedhojë të ulë produktivitetin. Sa herë keni ndaluar së punuari vetëm sepse jeni duke kërkuar diçka nëpër zyrë? Mbajeni vendin e punës të pastër dhe të organizuar.

Një proces në një kohë
Truri juaj nuk mund të jetë në 2 vende në të njëjtën kohë. Truri dhe trupi ynë mund të jenë vetëm në një vend në të njëjtën kohë. Kështu që shmangeni shpërqëndrimin.

Dëgjoni muzikë
Zhurmat mund të jenë shpërqëndrim, por zhurma e duhur ka fuqinë të rrisë produktivitetin. Më shumë mund të ndihmojë në fokusimin.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/15-ways-to-work-smarter-instead-of-just-working-more-2017-8/#15-listen-to-music-15

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/blur-business-coffee-commerce-273222/