Home Lifestyle Meshkujt tallen në rrjete sociale më shumë sesa vajzat
Meshkujt tallen në rrjete sociale më shumë sesa vajzat
0

Meshkujt tallen në rrjete sociale më shumë sesa vajzat

0
0

Një ndër efektet negative të profileve publike në mediat sociale është rënia pre e njerëzve të këqinj dhe të padëshiruar. Njerëzit e bëjnë këtë gjë fshehur, nën anonimat dhe kjo quhet tallje.

Sipas një studimi të ri të publikuar në gazetën Computers in Human Behavior, thuhet se meshkujt janë më të prirur ta bëjnë këtë gjë për shkak të niveleve të larta të narcisizmit që tregojnë. U analizuan rezultatet e studimit për 570 pjesëmarrës. Ata iu përgjigjën sipas përgjigjeve me shkallë, pohimeve, të cilat në fund zbulonin së bashku nivelin e narcisizmit.

Në përfundim u zbulua se meshkujt janë më të prirur ta përdorin Facebook-un si antisocial dhe e kundërta ndodhte me vajzat.
Narcisistët janë njerëz shumë të interesuar për veten dhe të pandjeshëm ndaj të tjerëve. Është më shumë sesa të qenurit i obsesionuar me veten. Ata s`kanë asnjë shqetësim për të tjerët dhe i bezdis çdo gjë që s`ka lidhje me veten.

Të tallurit është një mënyrë për të shfaqur narcisizmin e tyre.
Të qenurit sulmues online i jep mundësinë ta shfaqin narcisizmin e tyre. Një autore, studiuese dhe pedagoge, Nelli Ferenczi ka thënë për “Business Insider” se ka fakte të limituara që media sociale është përgjegjëse për rritjen e narcisizmit”. “Ka më shumë gjasa që media sociale të jetë një mjedis për njerëzit me tendenca narcisizmi.
Studiuesit bien dakord se tallja në rrjete sociale mund të ulet nëse inkurajojmë te njerëzit përdorimin e dobishëm dhe social të Facebook-ut.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/why-men-are-more-likely-to-be-internet-trolls-than-women-according-to-a-new-study-2017-9

Burimi i fotos: © Burak Kebapci https://www.pexels.com/photo/macbook-pro-205507/