Home Lifestyle 6 mënyra për të rregulluar marrëdhënien tuaj dashurore
6 mënyra për të rregulluar marrëdhënien tuaj dashurore
0

6 mënyra për të rregulluar marrëdhënien tuaj dashurore

0
0

Të flasësh rreth ndjenjave nuk është gjëja e vetme që mund të bëni për ta mbajtur lidhjen të shëndetshme, të lumtur, e të suksesshme. Ka njerëz që nuk parapëlqejnë të dëgjojnë biseda që vërtiten ngado rreth fjalës ndjenjë. Ka disa mënyra për ta arritur këtë:

Bëni biseda të shkurtra
Ju mund të mendoni se të folurit rreth programeve në televizor, apo të diskutuarit mbi motin nuk mund t`ju lidhin emocionalisht, por e keni gabim. Lodheni duke dëgjuar ndonjëherë detaje nga një problem i partnerit, apo detajet e një filmi që ai ka parë? Mendoni se i dini të gjitha detajet mbi jetën e partnerit? S`ka problem. Këto biseda janë një mënyrë për të qenë më afër, sipas studiuesve Gottman dhe Driver. Pyesni për detajet e vogla, duke pasur parasysh se nuk po e pyesni për ta kapur në gabim, por për t`i treguar se ju intereson çfarë atij i intereson. Ndoshta s`doni të mësoni mbi asgjë të re, por duhet të bëheni pjesë e momenteve qoftë edhe jo të rëndësishme, se ato përbëjnë realitetin e përditshëm.

Nuk mjafton vetëm të pyesni mbi këto eksperiencat e vogla e të parëndësishme, por duhet t`i ndani ato.
Një studim ka treguar se ne ndihemi më pranë njerëzve me të cilët mund të flasim për eksperienca të përbashkëta. Për shembull çiftet në krizë, mund ta nisin terapinë duke folur mbi fëmijët e tyre, pra diçka që është e përbashkët, sidomos nëse rikujtojnë momente dhe incidente të këndshme. Këto ndarje eksperiencash nuk ka përse të bëhen përmes fjalëve. Një tjetër studim ka treguar se fjalët nuk janë aq të rëndësishme për të ndarë ndjenjat. Edhe të bërit diçka bashkë si të ngarit biçikletë, të parit një film, të ngrënit e një ëmbëlsire është diçka që vlen. Nëse një foto vlen më shumë se 1000 fjalë, imagjino pastaj një veprim i vogël i bërë bashkë.

Dëgjoni me vëmendje
Të pasurit parasysh se jeni një dëgjues i mirë është gjëja më e mirë për të të lidhur me dikë. Duhet të zhvilloni të dëgjuarin aktiv. Nuk do të thotë thjesht të bëni “ëhë” duke aprovuar, por edhe të kuptoni se ç`po thuhet. Biseda edhe mund të ketë ndërhyrje si “nuk e kuptova”, apo qoftë edhe për të kundërshtuar. Nëse e ndërpret partnerin, jini i kujdesshëm për të marrë leje.

Bëni pyetje dhe mos mendoni se i dini përgjigjet

Flisni për veten, por mos merrni gjithë vëmendjen
Gjetja e një balance të shëndetshme mes të folurit dhe të dëgjuarit është e vështirë në shumë marrëdhënie, sidomos kur jeni duke u njohur, kështu që është e rëndësishme ta kenë të gjithë mundësinë për të folur dhe dëgjuar.

Nëse jeni të vetëdijshëm rreth harrimit të momenteve me partnerin, gjeni mënyrën për të krijuar momentet e ditës edhe pse mund të mos jetë aq të rëndësishme.
Nëse vëreni diçka të tillë, kthehuni në pikën një dhe dy për të bërë disa aktivitete së bashku.

Burimi i lajmit: https://www.psychologytoday.com/blog/the-couch/201501/6-surprising-ways-communicate-better-your-partner

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/close-up-of-couple-holding-hands-326650/