Zogu i Tiranës ose Hermes Nikaj siç në të vërtetë quhet ka qenë i ftuar në “Oktapod” ku ka folur rreth largimit nga “Tv Klan” dhe ndarjes nga e fejuara. Më pas Turi e ka pyetur se ç`mendon për thashethemet rreth tij dhe nëse është vërtetë homoseksual, por ai ka lëvizur nga vendi. Ka thënë se nuk e pranon këtë se as Zoti nuk e lejon.
Më pas Turi e ka pyetur se kush është mashkulli me të cilin do flinte nëse do ishte homoseksual dhe Hermes ka thënë Ricky Martin.
Ndër të tjera ka shprehur edhe njëherë konsideratën e tij për ish-bashkëpunëtorin Aldo, për të cilin tha se ka një respekt të veçantë.
Hermes do të jetë pjesë e një programi të ri mëngjesi në “Ora News”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=fwRquHmZG5M
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BLMTvTtBplr/?taken-by=hermesnikaj