Shkak i zhgënimit të mëtëjshëm të fansave me Shakirën, është bërë gjendja jo e mirë shëndetësore e këngëtares kolumbiane. Ajo vuan nga hemoragjia në korda dhe kjo e ka bërë të pamundur që të ngjitet në skenë. Për këtë arsye, këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram, ka njoftuar njëherë e mirë fansat e saj, që “El Dorado World Tour” do të shtyhet të paktën deri në vitin e ardhshëm.
Me anë të një postimi në formë lëtre të hapur, ajo ka falenderuar fansat e saj që i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira, por duke u premtuar se do të përpiqet që të rikthehet në skenë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Më vjen shumë keq që nuk do të këndoj këtë muaj dhe më vjen keq para së gjithash për ata njerëz që kanë bërë të pamundurën për të blerë bileta. Falënderoj të gjithë fansat e mi në të gjithë botën për sinqeritetin e tyre, mesazhet e tyre të dashurisë dhe që më kanë shoqëruar falë lutjeve të tyre. Shpresoj ta kaloj këtë provë të vështirë dhe të kthehem sa më shpejt për të dëgjuar zërin tim bashkë me ju. Ju dua dhe do ta kujtoj gjithnjë miqësinë dhe dashurinë tuaj”, shkruan ajo.
https://www.instagram.com/p/BbSTnkUnPSs/?taken-by=shakiraBurimi i fotos: https://www.facebook.com/shakira/photos/a.142708799559.109364.5027904559/10153956832614560/?type=3&theater