Home Lifestyle Këshilla nga psikologët/ Si të qëndroni të qetë edhe kur “ndizen” gjakrat
Këshilla nga psikologët/ Si të qëndroni të qetë edhe kur “ndizen” gjakrat
0

Këshilla nga psikologët/ Si të qëndroni të qetë edhe kur “ndizen” gjakrat

0
0

Polemikat, debatet dhe konfliktimet janë pjesë e pashmangshme e jetëve tona të përditshme. Pavarësisht sa mund të përpiqeni të qëndroni të qetë, të paktën një herë në jetë do ta humbni toruan.

Sidoqoftë, shumica e njerëzve janë të paaftë t’i kontrollojnë emocionet e tyre gjatë një debati, prandaj nëse jeni një ndër këta persona, është mirë t’i dëgjoni disa këshilla që i japin shpeshherë psikologët:
Dëgjoni!
Kur njerëzit ndihen se të tjerët nuk janë duke i dëgjuar, ata shpeshherë nisin të polemizojnë e kjo mund të jetë faza e parë e një konflikti. Gjithashtu, një fjalosje asnjëherë nuk mund të sqarohet pa dëgjimin aktiv. Kësisoj, sigurohuni se jeni duke e dëgjuar personin tjetër.
Bëni pyetje!
Bëni pyetje të hapura sepse është thelbësore për zgjidhjen e konfliktit. Bërja e pyetjeve shërben si indikator se jeni duke e dëgjuar personin tjetër. Dhe, në vend që të bëni pyetje të llojit “Po” apo “Jo”, përpiquni të bëni pyetje që fillojnë me “Çfarë”, “Përse” dhe “Si”.
Mos e ngritni zërin

Ngritja e zërit është mënyra më e lehtë për ta filluar apo përshkallëzuar një konflikt. Në anën tjetër, mbajtja e qetësisë është esenciale për zgjidhjen e konfliktit.
Kuptoni që nuk po kuptoheni!

Nuk mund të prisni që çdo debat i ashpër të përfundojë në atë mënyrë që dy palët të jenë të lumtura. Prandaj, esenca është që nëse nuk mund ta bindni njëri-tjetrin për diçka, të paktën pajtohuni se nuk jeni duke u pajtuar, pra nuk keni pikpamje të njëjta për argumentin në fjalë dhe kësisoj zgjidhet grindja!

Burimi i lajmit: https://www.powerofpositivity.com/psychologists-explain-stay-calm-argument/