Home ShowBiz Modelja e famshme lë spektaklin. Sfilata e fundit me Victoria’s Secret
Modelja e famshme lë spektaklin. Sfilata e fundit me Victoria’s Secret
0

Modelja e famshme lë spektaklin. Sfilata e fundit me Victoria’s Secret

0
0

Një ndër engjëjt e Victoria’s Secret modelja e famshme Alessandra Ambrosio, ka bërë paraqitjen e fundit për Victoria’s Secret.

36 vjeçarja Ambrossio, ka bërë me dije se do të tërhiqet nga puna me Victoria’s Secret, pas 17 vjet paraqitje në këtë shfaqje super të famshme të modës.

Ajo ka thënë se tani do i kushtojë kohë vetes dhe biznesit të saj, që ka të bëjë me një linjë rroba banjosh, të quajtur “Ale By Alessandra”, e po ashtu edhe  karrierës së saj si aktore.

Tani modelen mund ta shihni edhe në rolin e aktores në filmin “Daddy’s Home 2”.

Alessandra në shfaqjen e saj të fundit e solli në spektakël edhe vajzën e saj nëntë vjeçare.

https://www.instagram.com/p/BbnIyQ-Du8K/?taken-by=vsfs.daily

Burimi i fotos në artikull: https://www.instagram.com/p/BbnIyQ-Du8K/?taken-by=vsfs.daily

Burimi i lajmit dhe fotos kryesore: https://fashionista.com/2017/11/victorias-secret-fashion-show-alessandra-ambrosio-retirement