Home ShowBiz Një emision dhe një televizion të ri…Gjergj Leka flet për planet e tij te “Rudina”
Një emision dhe një televizion të ri…Gjergj Leka flet për planet e tij te “Rudina”
0

Një emision dhe një televizion të ri…Gjergj Leka flet për planet e tij te “Rudina”

0
0

“Shtëpia e artistit” titullohet emisioni që do të shfaqet në ekranin e televizionit “Antena” në Shkodër dhe që do të ketë si moderator pikërisht Gjergj Lekën.

I ftuar në emisionin “Rudina” në puntatën e fundit, kantautori i njohur shqiptar Gjergj Leka zbuloi se po përgatit jo vetëm një emision të tijin, por edhe një televizion të ri.
“Emisioni do të shfaqet në 4 dhjetor. Është një emision gatimi ku do të flitet edhe për muzikën sepse ushqimi dhe muzika janë gjithmonë bashkë. Do të kem të ftuar t shumtë dhe do të flas pa qime në gojë!”- u shpreh Leka në emision.
Gjithashtu ai foli edhe për një televizion të ri që do të hapë në bashkëpunim me themeluesin e televizionit “Klan”, Aleksandër Frangaj, që do të quhet “Retro Tv”.
Bëhet fjalë për një televizion që do t’i kushtohet ekskluzivisht serialeve, emisioneve dhe muzikës retro, për të cilat publiku ka shumë nostalgji, krahas edicioneve të lajmeve dhe një programi për promovimin e talenteve të reja. Gjergj Leka gjithashtu rrëfeu se ka udhëtuar drejt Italisë për të marrë lejen e transmetimit të disa serialeve të njohura të transmetuara vite më parë.

Link: https://youtu.be/ahpEpk_mKiI?t=888

Burimi i fotos:  © Tv Klan