Home ShowBiz Ja si e kujton Tinka Kurti mjeshtrin e madh Aleksandër Lalo
Ja si e kujton Tinka Kurti mjeshtrin e madh Aleksandër Lalo
0

Ja si e kujton Tinka Kurti mjeshtrin e madh Aleksandër Lalo

0
0

Maestro Lalon, me zonjën Tinka Kurti nuk e lidh vetëm kinematografia, ata kanë një miqësi të gjatë një miqësi të vjetër, me mbrëmje diskutimesh, aventura, ditë pushimesh, shumçka…- Marina Vjollca mbrëmjen e djeshme në “C’est la vie”, bëri një përmbledhje me pak fjalë, të një jete plot kujtime, para se ta merrte fjalën aktorja e madhe, ikona e kinematografisë dhe teatrit, Tinka Kurti.

“Nuk jam e gëzuar të flas për Sandrin sot. Është një dhimbje shumë madhe, për familjen e tij, për mua, për ju dhe për gjithë popullin shqiptar. Unë nuk e kam thirrur asnjëherë Aleksandër, por Lalo. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij disa herë brenda javës, dhe sapo shkoja më thoshte dëgjoje pak muzikën time në piano. Sapo bëhesha me ik, ai më thoshte që do rrish për drekë edhe pse ishte shumë herët. Unë kam qenë e pranishme në të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e tija”. Vendi i tij i preferuar ka qenë Piqerasi dhe aty ndiheshe shumë mirë”, tregoi mes lotësh artistja e madhe.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dL3AHijaUZE

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan