Home ShowBiz Një emision homazh për Ergi Dinin. Një artist që do t’i mungojë vërtet muzikës
Një emision homazh për Ergi Dinin. Një artist që do t’i mungojë vërtet muzikës
0

Një emision homazh për Ergi Dinin. Një artist që do t’i mungojë vërtet muzikës

0
0

“Sigurisht bota e humbjes është një dimension tjetër. Askush mos e provoftë, por ata që e kanë provuar janë në gjendje ta kuptojnë mirë dhe drejtë. Ç’do ditë që kalon bëhet më e vështirë. Do thoja se ç’do ditë që kalon dhimbjen e bën më të madhe. Vetëm më gëzon një fakt, që njeriu gjen sensin e ngushëllimit, sepse më afron një hap drejt Ergit, drejt bashkimit.” Me këto fjalë të trishtuara zoti Dashamir Dini e ka filluar emisioni “Perspektive”, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të të birit Ergit.

Emisioni Perspektivë, në Channel 1, me gazetaren Linda Kavaja, ka pasur në fokus një artist të talentuar, i cili u nda nga jeta në moshë të re.

Profesor Kujtim Alia tha për të se Ergi është prodhim i grupit, i Qendrës së Fëmijëve në Shkodër por mbi të gjitha është talenti i tij, që e bëri të shkëlqente në çdo moment. Porsa e ka prekur skenën e deri në fund, ai ka qenë në katori të parë.-theksoi profesori.

Miku i fëmijërisë Ilsi Ademi, i cili iu bashkua bisedës tha se në këto kushte nuk do të donte kurrsesi të fliste për Ergin, por kjo është jeta dhe mbetet të flasim për gjërat më të bukura.

I ngarkuar me emocione nga jeta dhe veprimtaria e Ergi Dinit, kjo “Perspektivë” qe një homazh për një personazh që do t’i mungojë vërtet muzikës shqiptare.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=R5oW8eJQAOw

Burimi i fotos kryesore: © Channel1