“Në ditëlindjen time bëmë dasmën dhe i kërkova kunatës sime, që të shkonim ta shikonim mamin, por ajo nuk pranoi. Pasi mendoi se do mërzitesha më shumë. Shkova ta takoja dhe më është mbyllur dera e lokalit. Ajo ditë ka qenë shumë e vështire për mua, sikur ishte vaki dhe jo dasmë. Unë e dua mamin ta shikoj, më ka marrë malli për erën e saj”, u shpreh e ftuara Albana Keka.
Në rubikën “Ka një mesazh për ty”, kjo vajzë e martuar me Akremin nga Vlora, por fakti që ai është më i madh në moshë, ka bërë që nëna e Albanës mos t’i flasë më asaj.
Albana e kishte ftuar nënën e saj në studio, por ajo nuk erdhi. Pasi pa që nëna e kishte refuzuar ftesën, Albana humbi ndjenjat për pak sekonda, por Arditi iu gjend pranë dhe e qetësoi.
Arditi i premtoi Albanës se do të shkojë vetë në Vlorë dhe do ia çojë nënës së saj lulet dhe poezinë që Albana kishte sjellë për të.
Link: https://youtu.be/pAu7PoOEkTQ?t=1135
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan