0
0
Daniele Bossari dhe Luca Onestini ishin dy finalistët e “Grande Fratello VIP”. Mbyllja këtij mega show në Itali ka qenë më shumë se spektakolare teksa në çastet e shpalljes së fituesit moderatorja Ilary Blasi, ka puthur në buzë finalistin.
Pasi i mbajti për një kohë të gjatë në suspancë, moderatorja iu hodh në krahë finalistit dhe e puthi për t’i dhënë kështu lajmin e fitores. Ai përveç faktit që u gëzua për çmimin e shijoi edhe puthjen pasi nuk po ndahej më nga moderatorja.Nuk e dimë se si ka reaguar Francesco Totti, bashkëshorti i Ilary-t në ato momente. Ai thjesht ka vendosur të rri mënjanë.