Home ShowBiz Një urim dasme shumë emocionues i Bleonës për Angela Martinin
Një urim dasme shumë emocionues i Bleonës për Angela Martinin
0

Një urim dasme shumë emocionues i Bleonës për Angela Martinin

0
0

Njëra nga mikeshat më të mira të Bleonës, Angela Martini, modelja shqiptare, e lidhi jetën me të dashurin e saj Dragos Savulescu, në një ceremoni tejet private në Las Vegas.
E pranishme në këtë event, ishte edhe këngëtarja Bleona Qereti, së cilës nga çifti iu kërkua të jetë shoqëruesja e nuses dhe kjo e ka emocionuar tej mase këngëtaren.
Lajmin për martesën e dhanë mbrëmë  edhe Dragos dhe Angela, ndërsa tani Bleona është ajo që i ka uruar, duke u thënë se janë dy njerëzit më të bukur që njeh. Si së jashtmi ashtu edhe së brendshmi.
“Dy njerëzit më të bukur që njoh, edhe në shpirt edhe jashtë! U përlota kur ata më kërkuan që të isha dëshmitare dhe shoqëruesja e nuses në ditën e tyre speciale të dasmës! Faleminderit që më bëtë pjesë të një momenti kaq special në jetën tuaj motra ime e bukur ANGELA! Ju uroj që të dyve gjithë dashurinë dhe lumturinë e botës. Zoti ju bekoftë – trashëgime e me jetë të lumtur”, është urimi që Bleona në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BcojDRIjskQ/?hl=en&taken-by=bleona

Link: https://www.instagram.com/p/BcojDRIjskQ/?hl=en&taken-by=bleona

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/_aNN3IAYYC/?hl=en&taken-by=angela_martini / https://www.instagram.com/p/BUVasYHDstB/?hl=en&taken-by=bleona