Vogëlushja me sindromën down, bëhet për psikolog, nga keqtrajtimi në shkollë
Një vogëlushe 8 vjeçarja është aq e traumatizuar, sa refuzon të shkojnë në shkollë nga frika e nëndrejtoreshës së institucionit. Prindi i fëmijës, angazhon të gjitha institucionet përgjegjëse dhe opinionin publik me anë të “Stop”-it.
Një vajzë 8 vjecare me sindromën down është bërë “viktimë” e diskriminimit nga ana e nëndrejtoreshës së shkollës “Gustav Majer” në kryeqytet. Mamaja e të miturës, Enkeleda Pillati, denoncon në “Stop” sjelljen e padenjë ndaj të bijës, nga Klaudeta Bezhani. Një denoncim të ngjashëm e ka bërë më parë te drejtoria e shkollës, Avokati i Popullit,komisioni i diskriminimit dhe 9 ministri. Enkeleda thotë, se pas ankesave të saj, nëndrejtoresha e përjashtoi të bijën edhe nga koncerti në shkollë. Në këto kushte, është detyruar të rinisë seancat me psikologe, pasi vajza e vogël nuk pranon të shkojë më në shkollë. Rozalba Merdani, specialiste në MAS, thotë, se nëndrejtoresha është paralajmëruar për pushim nga puna.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=6SibwZEnNdM
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan