Home ShowBiz Rrëfehet këngëtarja e mirnjohur: Kur morën vesh se jam shqiptare, më tallën dhe ironizuan
Rrëfehet këngëtarja e mirnjohur: Kur morën vesh se jam shqiptare, më tallën dhe ironizuan
0

Rrëfehet këngëtarja e mirnjohur: Kur morën vesh se jam shqiptare, më tallën dhe ironizuan

0
0

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura që po korr sukses në Greqi. Është fjala për Eleni Foureira, e cila kohë më parë deklaroi publikisht se origjina e saj ishte nga Shqipëria.

Ndërsa, e ftuar së fundmi në një emision në televizionin grek “Ant1” këngëtarja shpjegoi se si mori vendimin për të treguar se është shqiptare.

“Në atë moment të jetës ndihesha gati për ta bërë. E kisha kuptuar që ishte e gabuar që nuk kisha treguar. Isha gabim që në momentin kur të gjithë më donin dhe më kishin pranuar si artiste. Kur deklarova se jam shqiptare, më dërguan mesazhe disa personazhe të njohura në Greqi dhe që e fshehin faktin që janë shqiptarë. Një ditë shkova në një kompani diskografike dhe kur mësuan se jam nga Shqipëria, më tallën dhe qeshën me mua. U ndjeva shumë keq dhe thashë me vete ‘o Zot, pse kjo gjë duhet të jetë kaq e keqe’? Dhe kuptova që të bëj karrierë dhe të tregoj se çfarë di të bëj, duhet ta fsheh disi origjinën. Kam kaluar muaj në depresion dhe trishtim”, është shprehur Eleni.

Video&Foto: https://youtu.be/UZM7beiVElQ?t=1543