Home ShowBiz Ndërkohë që situata është delikate, Albana Osmani pozon në parlament me kabinetin qeveritar
Ndërkohë që situata është delikate, Albana Osmani pozon në parlament me kabinetin qeveritar
0

Ndërkohë që situata është delikate, Albana Osmani pozon në parlament me kabinetin qeveritar

0
0

Albana Osmani, moderatorja e njohur ka postuar një foto ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij qeverisës në ambientet e parlamentit, ndërsa jashtë godinës kishin nisur protestat e dhunshme mes tyre dhe policisë.

Prej kohësh, Albana ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për fëmijët e sëmurë me leucemi, ndërsa ra menjëherë në sy që një pjesë e deputetëve e kishin mbështetur këtë fushët sensibilizimi edhe në nisje të kuvendit, duke i veshur bluzat me një luledielli, ose thjeshtë duke i varur mbi tryezë.

Osmani ka përfituar nga rasti, pavarësisht situatës së tensionuar dhe ka shkrepur një foto në seancë dhe falenderon kryeministrin e kabinetin e tij qeverisës për mbështetjen e fushatës.
“Sot në seancen e fundit, deputetët e Parlamentit Shqiptar te veshur me Humanizem ne mbeshtetjen e Femijeve . Edhe pse duket e trazuar situata politike sot , me proteste jashte Parlamentit, perseri te gjithe i moren bluzat , dikush I veshi dhe na lumturoi shume , dikush e mbajti ne dore dhe vazhdoi programin me ceshtjet e ngritura ne diskutim..! Faleminderit perzemersisht Kryeministrit te Shqiperise Z.Edi Rama , gjithe Kabinetit te tij , gjithe gupeve parlamentare , qe dhane sot mesazhin me te bukur te vitit ! Faleminderit Z.Basha , Faleminderit Znj Monika Kryemadhi qe pavaresisht temes se dites në duart tuaja jane bluzat me ? dedikuar Femijeve Shqiptare . #Albania #Kosova #youareasunfloëer Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushates tone te dyte , shkon ne mbeshtetjen me shume dashuri per ty Kosove dhe per bijte e tu . Nderkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal te Elbasanit,te Kukesit, dhe 5-sa/ Shendeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me nderprerje por vitin e mbyllem me Lulediellin tone në Parlament”, shkruan moderatorja.

https://www.instagram.com/p/Bc1qYm-FFUJ/?taken-by=albanaosmani1

Link: https://www.instagram.com/p/Bc1qYm-FFUJ/?taken-by=albanaosmani1

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BaHeRp6FJW-/?taken-by=albanaosmani1