Home ShowBiz Dua Lipa gatuan byrek dhe dëgjon “Doli goca në penxhere”. Pamjet janë fenomenale
Dua Lipa gatuan byrek dhe dëgjon “Doli goca në penxhere”. Pamjet janë fenomenale
0

Dua Lipa gatuan byrek dhe dëgjon “Doli goca në penxhere”. Pamjet janë fenomenale

0
0

Video për të mos u humbur, e performancës së Dua Lipës në “The Untitled Action Bronson Show”. Asaj i bashkohet edhe këngëtarja e mirnjohur Merita Halili, për një “Jam” alla shqiptarçe.  Asnjëherë më parë një emision në Amerikë nuk ka folur shqip kaq shumë, sa episodi i radhës i “The Untitled Action Bronson Show”.

Action Bronson, me origjinë shqiptare, bashkë me Dua Lipën dhe artistët shqiptarë si Merita Halili e Raif Hyseni, mbrëmë kanë sjellë në emisionin 30 minutësh ushqim shqiptar dhe këngë shqiptare.  Në këtë video shfaqet Dua Lipa duke gatuar byrek dhe duke dëgjuar Merita Halilin teksa këndon këngë të Shqipërisë së Mesme, si kënga “Doli goca në penxhere”.  Madje Dua Lipa ia ka marrë edhe valles bashkë me Action Bronson.

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani me shaka tha se nuk e di gjuhën shqipe dhe heztoi të flakë këtë gjuhë. Merita Halili ka sjellë shumë atmosferë me zërin e saj unik teksa këndonte live gjatë emisionit.

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=e7uvaLvYoVo