Home ShowBiz Festivali i 56 në RTSH nis nesër. Adi Krasta merr drejtimin
Festivali i 56 në RTSH nis nesër. Adi Krasta merr drejtimin
0

Festivali i 56 në RTSH nis nesër. Adi Krasta merr drejtimin

0
0

Ngjarja më e madhe dhe unike muzikore e muzikës së lehtë shqiptare, Festivali i 56-të i Këngës, nis nesër. Lajmin e bën të ditur zv.drejtori i RTSH, Martin Leka.

Këtë vit, festivali do moderohet nga Adi Krasta i cili është në përgatitjet e tij të fundit për të finalizuar gjithçka me sukses.

“Ne Pallatin e Kongreseve me regjisorin e dashur Pali Kuke për t’i dhënë formën përfundimtare një shfaqjeje sa komplekse aq edhe të bukur”, shkruan Krasta i cili shfaqet ndryshe nga sa e kemi parë më herët në këtë foto.

Krasta ka lënë mjekër por ende nuk dihet nëse do dalë kështu në prezantimin e festivalit.

Sakaq, ja çfarë shkruan Martin Leka lidhur me ditën e nesërme:

“Tradita e mbi gjysem shekulli, shtuar arritjet dhe inovacionin ne muzike dhe spektakel nder vite, e bejne kete event gjithnje e me interesant!
Ky Festival garanton nuzike te mire, spektakel dhe sigurisht, shume shije!
E di qe do kete kritika, sepse muzika dhe spektakli, arti ne pergjithesi, eshte ceshtje shijesh e preferencash individuale! Ne cilin event apo spektakelmuzikor nuk pati kritika?!…
Te jeni te sigurte qe do ti mirepresim me dashamiresi. Dhe e dini pse? Qe vitin tjeter te bejme Festivalin e 57-te me te mire se te 56-in?
Sukese te gjitheseve!”

2017-12-20 10_32_34-Adi Krasta - Home

Link: https://www.facebook.com/Adi-Krasta-1796202063980892/

2017-12-20 10_29_35-Martin Leka

Link: https://www.facebook.com/martin.leka.35

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/1796202063980892/photos/a.1796203410647424.1073741825.1796202063980892/1910983242502773/?type=3&theater