Home ShowBiz E kallëzuan penalisht, vjen reagimi i Eni Çobanit
E kallëzuan penalisht, vjen reagimi i Eni Çobanit
0

E kallëzuan penalisht, vjen reagimi i Eni Çobanit

0
0

Avokatja e njohur Eni Çobani është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga një gjyqtar, në Gjykatën e Korçës.
Pasi lajmi qarkulloi në media Eni ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale

‘Idioti flet per ate qe do te veproj…..Egoisti flet per ate qe ka vepruar……..Kurse inteligjenti vepron e nuk flet….Kaq kisha per sot besoj qe mjafton per ata qe me kuptojne’ ka shkruar ajo duke lënë të kuptohet se kjo çështje nuk do të mbetet me kaq.

E gjitha filloi kur në një prej çështjeve të trajtuara në emisionin ‘Shihemi në Gjyq’  Eni ka thënë qartë se gjyqtari Selajdin Pysqyli do të ishte ndër të parët që do përballej me Vettingun.

Ky gjyqtar në kallëzimin penal pretendon se është fyer nga avokatja Çobani, për shkak të veprimtarisë së tij të punës, si gjyqtarë.

Në datën 03.12.2017, është transmetuar rubrika “Shihemi në gjyq”, e drejtuar nga Eni Çobani. Në emision ishin ftuar dy persona të familjeve Lushi nga fshati Poloskë, të Bashkisë Devoll, të cilët kishin mosmarrëveshje pronësie me familjarët e tjerë, shtetasit: Nexhat, Arife, Diana dhe Ethem Lushi, për dy shtëpi banimi të ndodhura në fshatin Poloskë.

Në këtë emision, znj.Eni Çobani i është referuar dy vendimeve gjyqësore të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, dhe konkretisht vendimit nr.2402, datë 25.11.2013 dhe vendimit nr.1857, date 07.11.2016.

Ndër të tjera gjatë emisionit,drejtuesja e rubrikës Çobani, ka dhënë opinionin që ajo kishte për dy vendimet gjyqësore të gjyqtarit Seladin Pysqyli, duke u shprehur “ Ky nuk është vendim. Nuk e di se çfarë është, por vendim nuk është. Prandaj sistemi gjyqësor është me plagë të rënda. Për këta gjyqtarë duhet vetingu. Me kërkesën time, dosjen e këtij gjyqtari do t’ja çoj organeve të vetingut”.

Nuk është rasti i parë që paditet avokatja Çobanit, pasi ajo ka patur edhe raste të tjera”.

https://www.instagram.com/p/Bc9OzZ3HXEn/?taken-by=enicobani

Link: https://www.instagram.com/p/Bc9OzZ3HXEn/?taken-by=enicobani

Link: https://www.youtube.com/watch?v=M-dUKWp9DMM

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan