Në foton e postuar në Instagram modelja shqiptare, e cila shfaqet në forma perfekte fizike e veshur me një fustan të kuq deri në fund të këmbëve, bën me dije se tashmë ka nisur një projekt të ri.
Foto e publikuar nga modelja, e cila shkruan “Kur retë të prekin”, është realizuar në Malibu, e ndoshta pikërisht këtu do të marrë jetë projekti i saj i ri.
Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, e cila është e martuar me bilionerin, Sam Nazarian, është nënë e një vajze, ndërkohë që së shpejti pritet të vijë në jetë edhe fëmija i saj i dytë i cili është djalë.
Madje ajo si për të dashur të vëj në dukje linjat e saj të përsosura, nuk harron të kujtojë ndjekësit se në këtë foto është shtatzënë.
https://www.instagram.com/p/Bc9sampDevW/?taken-by=eminacunmulaj
Link: https://www.instagram.com/p/Bc9sampDevW/?taken-by=eminacunmulaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcsEH0kjWyI/?taken-by=eminacunmulaj