Home Lifestyle Dedikim shumë i ndjerë për Khloe Kardashian
Dedikim shumë i ndjerë për Khloe Kardashian
0

Dedikim shumë i ndjerë për Khloe Kardashian

0
0

Khloe Kardashian ka shuar kureshtjen e fansave të saj përsa i përket shtataznisë.

Bukuroshja 33 vjeçare ka postuar në rrjetin social Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur, teksa ka bërë edhe një dedikim për fëmijën dhe partnerin e saj, lojtarin 26 vjeçar, Tristan Thompson.

Në foton e postuar Khloe shkruan: “Ëndrra ime më e madhe u realizua! Ne do të kemi një fëmijë. Kjo ishte ëndrra ime prej kohësh, por Zoti kishte një plan për gjithçka. Ai e dinte se çfarë po bënte. Unë thjesht i besova dhe u tregova u duruar. Nuk mund ta besoj që dashuria jonë krijoi një jetë. Tristan, faleminderit që më dashuron. Faleminderit që më trajton si një princeshë. Faleminderit që më bërë mama.”

Pas këtij dedikimi të Khloe Kardashian ka ardhur edhe përgjigja e të dashurit të saj, i cili ka komentuar në foton e postuar nga bukuroshja duke shkruar: “Dashuria ime, faleminderit që më lejove të bëhem pjesë e udhëtimit tënd dhe që më lejove të hyj në jetën tëndë atë natë në hotel. Një nga momentet më të bukura të jetës sime. Jam i lumtur që e nisa këtë rrugëtim me ty dhe që po krijojmë një engjëll sjellë nga Zoti lart. E falenderoj çdo ditë që na bëri bashkë. Të dua kaq shumë dhe shpresoj që engjëlli ynë ta ndiejë dashurinë që kemi për njëri-tjetrin, shpresoj ta dijë që mami dhe babi do ta duan përjetësisht dhe pa kushte, amin.”

Pavarësisht lajmeve të publikuara në media për shtatazninë e 33 vjeçares, çifti Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, nuk kishin konfirmuar asgjë.

Çifti janë të lidhur së bashku prej më shumë se një viti.

https://www.instagram.com/p/Bc8PFjuFjlp/?taken-by=khloekardashian

Link: https://www.instagram.com/p/Bc8PFjuFjlp/?taken-by=khloekardashian