Home ShowBiz E indinjuar Rozana Radi: “Në këtë sallë të ngulën disa herë thikën pas shpine…”
E indinjuar Rozana Radi: “Në këtë sallë të ngulën disa herë thikën pas shpine…”
0

E indinjuar Rozana Radi: “Në këtë sallë të ngulën disa herë thikën pas shpine…”

0
0

Në një postim prekës në Instagram Rozana Radi ka kujtuar xhaxhain e ndjerë, Françesk Radi. Në natën finale të festivalit të RTSH u përkujtua dhe kënga më e bukur e të madhit Radi.

Atë natë sallën e Pallatit të Kongreseve e pushtoi melodia e këngës “Biçikleta”.

Këngëtarja shkruan se në po atë sallë publiku e ka duartrokitur dhe po aty i kanë ngulur thikën disa herë pas shpine.

Postimi i plotë:

I shikon? Duartrokasin për ty salla e pallatit te koncerteve, e njejta salle ku ty te ngulen thiken pas shpine disa here. Eshte e njejta salle ku publiku te duartrokiste e kendonte bashke me ty.Mbremë degjuam muziken tende “Biçikleten”qe ti e doje aq shume por nuk patem fatin te te degjonim zerin. Jo se nuk e kemi zerin tend por sepse ti nuk do lejoje kurre te kendoje ne nje cd ne pallatin e koncerteve.
Franko, eshte nata e krishtindjes dhe eshte viti i pare qe ti nuk do te jesh mè me kitarren tende ne tavolinen tone te madhe. Eshte e veshtire eshte aq e veshtire sa tek shkruaj me mblidhet nje lemsh ne gryke . Por ne me zerin qe na dridhet do kendojme kenget e tua dhe do falenderojme Zotin qe na bekoj me nje njeri si ti ne jeten tone. Gezuar Krishtlindjen Franko. Te duam shume.

https://www.instagram.com/p/BdGjliRFb_j/?taken-by=rozana_radi

Link: https://www.instagram.com/p/BdGjliRFb_j/?taken-by=rozana_radi

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcX6Jc5ldSr/?taken-by=rozana_radi