Home ShowBiz Marjeta Ljarja tregon për njohjen me Rikardin teksa i dridhet zëri
Marjeta Ljarja tregon për njohjen me Rikardin teksa i dridhet zëri
0

Marjeta Ljarja tregon për njohjen me Rikardin teksa i dridhet zëri

0
0

Marjeta, e ftuar në “Pasdite në Top Channel” tregoi se si kishte ndodhur lidhja. Ajo tha se e njihte si aktor Rikardin, por vetëm kaq. Gjatë xhirimeve të atij filmi ku të dy ishin protagonistë, Rikardi njëkohësisht edhe regjisor, u dashuruan.

Si u njohën Marjeta dhe Rikard Ljarja? E si mund të njihen ndryshe dy aktorë? Ishte filmi “Në pyjet me borë ka jetë”, që afroi ata të dy për t`i bashkuar përgjithmonë.

2 vite më vonë u martuan dhe sot kanë 40 vjet bashkë. Marjeta tregoi se janë bërë edhe gjyshër prej disa vitesh të një nipi dhe një mbese.

Në momentet kur po fliste për të shoqin, ditën e dasmës dhe kujtimet, zëri i dridhej. Pas pak çastesh e kaloi bisedën në një tjetër temë. Në aktivitetet me të cilat po merret.

Link: https://youtu.be/YEzXdFT2_B8?t=560

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel