Vjehrra dhe kunata i prishën familjen. Zonja kërkon publikisht fëmijët
Në emisionin “Me zemër të hapur”, një zonjë 36-vjeçare nga Elbasani ka rrëfyer historinë e saj. Prej disa muajsh, nuk arrin të takojë dot fëmijët e saj, 5 dhe 3 vjeç. Marjana Tuda, shpjegoi në studion e emisionit se ajo më 18 shtator 2017 është divorcuar nga bashkëshorti dhe shkak për këtë janë bërë familjarët e tij, veçanërisht kunata dhe vjehrra. Sipas saj, motra e bashkëshortit, beqare rreth të 50-ave, e kishte kërcënuar që më parë se do t’ja merrte djalin.
“Më thonin që nuk merr vesh ti, fëmija qante shumë dhe ka dhe problem me shikimin. Në fillim jetonim me familjen e Taulantit, por para dy vitesh jetonim veçmas në ambiente të ndara. Vjehrra më kërcënonte se do të ma merrte fëmijën për ta çuar në Itali ta kuronte, por unë nuk e besoja. Vetëm me fjalën e Taulantit e kam firmosur dhe atë natë kur është nisur djali për Itali jam sëmurur.”-u shpreh Marjana Tuda, duke shtuar se familjarët e bashkëshortit e kishin shtyrë këtë të fundit drejt dicorcit, pa dëshirën e tij.
Ajo tregoi se me vendim të gjykatës, fëmijët do t’i mbante babai i tyre, Taulanti dhe se Marjana, e papunë, duhej të paguante 250 mijë lek të vjetër për secilin prej tyre çdo muaj. Mes lotëve, 36-vjeçarja bëri apel që familjarët e ish-bashkëshortit ta lejojnë të takojë fëmijët, të cilët ajo nuk i ka parë që prej muajit korrik. Marjana madje tregoi se në shtëpinë e ish-bashkëshortit, familjarët e tij i kanë mësuar fëmijët të përçmojnë të ëmën, duke qenë se djali ka filluar ta ofendojë atë kur flasin në telefon.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=umM7OH8Jia4
Burimi i fotos kryesore: ©News24