Home ShowBiz Redon Makashi: Festivali, çudia më e madhe tre ditë zgjat. E kam mbyllur kapitullin me…
Redon Makashi: Festivali, çudia më e madhe tre ditë zgjat. E kam mbyllur kapitullin me…
0

Redon Makashi: Festivali, çudia më e madhe tre ditë zgjat. E kam mbyllur kapitullin me…

0
0

Së fundmi kantautori Redon Makashi ka marrë pjesë në festivalin e RTSH-së ku u vlerësua nga juria me çmimin e dytë. I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ këngëtari ka sqaruar të vërtetat mbi atë që ndodhi në festivalin e RTSH-së. Duke e konsideruar festivalin një koshere, ai u shpreh se është më shumë u zhgënjyer me veten dhe se e ka mbyllur kapitullin me konkurrencën, duke ua lënë atë artistëve të rinj.
“‘Jo i zhgënjyer, unë isha betuar që nuk do të do dal më në festival, kaq.
U zhgënjeva me veten time. Isha në një luftë me veten time, të futem apo të mos futem.

Dhe çmimin e prisja, ishin vetëm 2 pikë diferencë. Kam dëshirë që t’i lë rrugë të rinjve nëpër festival. E kam mbyll kapitullin me konkurrencën.

Do të isha i kënaqur nëse do të isha i ftuar, të kisha një koncert timin, një album. Kapitullin me festivalin e kam mbyllur.

Nuk kam çfarë të bëj më në festival sepse është një koshere. Plas sherri, zihesh me njerëzit dhe unë kam shumë miq e njerëz aty.

Ndodhin keqkuptime dhe nuk dua të prish miqësi me shumë njerëz aty, për 2 elemente të caktuara që e bën këtë rrëmujë.”

Redoni tregoi pakënaqësinë e tij në festival, ku tha se ndarja e çmimeve fillon nga vendi i tretë, ndërsa në Festivalin e RTSH-së filloi nga vendi i parë.

“Gjithmonë kur ka një event fillon nga vendi i tretë paraqitja e çmimeve. Kurse aty filloi nga vendi i parë dhe me vrap. Ishin 2 pikë diferencë“

Makashi u përball dhe me një tjetër incident gjatë natës së parë të festivalit. Sapo ai nisi të këndojë muzika u ndalu papritur. Ai tha se kjo që ndodhi ishte vetëm një lapsus.

“Orkestra është për tu përgëzuar. Ndodhi një lapsus tek kënga ime dhe njerëzit menduan se ishte diçka e bërë kastile.”

Link: https://www.youtube.com/watch?v=he5glQEoTyA

Burimi i fotos kryesore: © Ora News