Home ShowBiz Nuk njeh moshë Majlinda Bregu: ”Ja çfarë ha për të ndejtur në formë”
Nuk njeh moshë Majlinda Bregu: ”Ja çfarë ha për të ndejtur në formë”
0

Nuk njeh moshë Majlinda Bregu: ”Ja çfarë ha për të ndejtur në formë”

0
0

E ftuar në “Kush vjen për drekë”, Bregu ka folur për marrëdhënien e saj me ushqimin. Ndonëse pëlqen frutat me më shumë sheqer, fikun, rrushin dhe hurmat, një nga arsyet pse politikania nuk shton në peshë, është se nuk i ha ëmbëlsirat.

“Mami im zakonisht gatuante për gjithë shkallën e pallatit, mbaj mend që kur bëhej bakllava mbuloheshin divanët me çarçafë dhe vareshin petët dhe mbase ngaqë nuk më takonte as ai cepi i divanit që kisha unë ende as sot nuk e fus bakllavanë në gojë…Unë në përgjithësi nuk ha ëmbëlsira. Unë ha ushqimet që më përshtaten, ha gjërat djegëse,” tregoi Majlinda.

Dhe shumë mirë bën. Ushqimet pikante rrisin metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e kalorive të tepërta. Prandaj nëse nuk jeni mësuar me ushqime djegëse, mbase duhet të provoni herë pas here, për hir të fizikut tuaj.

Link: https://youtu.be/E2-q92UM8xM?t=1930

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan