Historia e tyre është kthyer si një telenovelë. Ndonëse nuk janë më bashkë, Olsit dhe Fjorentina në çdo emision ku marrin pjesë apo intervistë nuk i shpëtojnë pyetjeve për njëri-tjetrin dhe me deklaratat e tyre ngjallin shpeshherë reagime në publik.
Ka qenë Fjorentina së fundmi që ka bërë një postim të gjatë ku i jep kurajo femrave ta kalojnë lehtë ndarjen nga dikush që nuk ja ka vlejtur duke e quajtur kështu personin “mashkull të lehtë”.
“Nëse ai s’të do as ti s’ke për ta dashur. Ngrije kokën lart dhe mos iu përul. Sado i bukur të jetë para krenarisë së një femre çdo mashkull shumëzohet me zero. Ti je e zgjuar dhe kujtoje gjithmonë që femrat e zgjuara nuk duan meshkujt e lehtë, ata që bien në shtratin e çdo lavireje, ata që nuk kanë një karrierë”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Fjorentinës.
Link: https://www.instagram.com/fjorentina.halili/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbsVkzGFWKy/?taken-by=fjorentina.halili