Home ShowBiz “Mami na rrihte dhe gjyshi donte të helmonte babin…” Trondit rrëfimi i të miturit
“Mami na rrihte dhe gjyshi donte të helmonte babin…” Trondit rrëfimi i të miturit
0

“Mami na rrihte dhe gjyshi donte të helmonte babin…” Trondit rrëfimi i të miturit

0
0

Opinioni publik është tronditur nga rasti i 45-vjeçarit B.Dafku nga një qytet verior i vendit, i cili akuzonte vjehrrin e tij se ka dashur ta helmojë.

Ditën e sotme burri ka treguar edhe shkakun e kësaj ngjarje. I martuar 13 vite më parë me Feride Shehajn, ai ka thënë në emisionin “Me zemër të hapur”, se kanë sjellë në jetë tre fëmijë të cilët tashmë jetojnë me të ëmën dhe gjyshin.

Sipas tij, gruaja vuan nga probleme mendore pasi ka skizofreni kronike dhe vjehrri i tij e nxiste se si ajo ta helmonte.

Dafku tregon edhe mesazhin e vjehrrit:

Futja B. Fostoksinën, kujdes pjatat se mos ia hedh kalamajve lexoje dhe fshiji kartat.”
Sipas tij vjehrri Emin Shehu ndërhynte shumë në familjen e tyre dhe sa herë gruaja kapej nga krizat e sëmundjes, shkonte në shtëpinë e prindërve të saj dhe thoshte se Dafku e rrihte. Për këtë arsye ai ka bërë edhe 15 muaj burg.

Çifti tashmë është në proces divorci, por 45-vjeçari kërkon kujdesatrinë e fëmijëve.

Ai ka rrëfyer sot edhe arsyet se pse vjehrri dhe vjehrra kërkonin eliminim e tij. Ai u shpreh se ata kërkojnë t’i marrin pasurinë, pasi ai ka disa toka.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=4N0UkRJQACY

Burimi i fotos kryesore: ©News 24