Nuk ka se si të bëhet më ironike se kaq. Dikush vjen dhe jep lajmin, kanë dalë diplomat, dhe askush nuk luan nga kafja, por thjesht nxjerrin paratë dhe i thonë shokut, “Ma merr edhe mua një…”
Vijnë me një mesazh thumbues djemtë e “The Social Sons”. Me një stil Punk Rock në muzikën e tyre, i kapërcejnë të gjitha kufijtë e vetëdijes së fshehur dhe e bëjnë atë një vetëdije të shprehur. Duke thënë thjesht pastër bukr dhe pa gabime “Diploma kemi, në shkollë nuk vemi”.
Ritmi i shpejt Rock, nuk ndikon thuajse fare në apatinë e djemve, të cilët në video shfaqen thuajse të fjetur dhe indiferentë. Rebelohen, por janë indiferentë dhe apatik sepse ata thjesht raportojnë atë që ndodh me rininë e asgjë më shumë. Zbaviten me një absurd që tashmë është bërë standard.
“Diploma kemi, në shkollë nuk vemi, veç drejtora duam të jemi…”
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=LKFZgofqO0U