E ftuar në “Shiko kush Luan”, bukuroshja ka qenë në një sfidë përballë Ermal Fejzullahut. Ata i drejtonin pyetje njëri-tjetrit dhe duke dhënë një përgjigje fitonin pesë pikë, në të kundërt do u duhej të konsumonin një spec djegës.
Rashel Kolanci tashmë është pjesë e “Procesi Sportiv” një program ky për të cilin është aluduar se ndoshta shumë shpejt ajo do mund të marrë postin e bashkëprezantueses krah Edi Manushit.
Një nga pyetjet që këngëtari i ka drejtuar Rashelit ka qenë: Trego 2 emra personazhesh të njohur që të kanë ngacmuar.
Fillimisht Rasheli ka thënë emrin e Dren Abazit e më vonë është shprehur se edhe Ermal Mamaqi e ka ngacmuar.
“Nga ndërmjarrja e vjetër? Edhe Ermal Mamaqi”,- është shprehur Kolaneci.
Sezonin e kaluar Rashel ka qenë velinë në emisionin e Ermal Mamaqit dhe kishte një rubrikë me pyetje në këtë emision. Të shohim çfarë do thotë Ermali në lidhje me këtë.
Link: https://youtu.be/pKe33agWXc0?t=5483
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel