Danjeli dhe Fotinia, çifti fitues i Big Brother 9 kanë qëndruar të distancuar edhe nga rrjetet sociale, duke mënjanuar kështu vëmendjen e mediave. Daljet e çiftit në media kanë treguar se ata janë duke jetuar një jetë të thjeshtë dhe se ka qenë zgjedhja e tyre të qëndrojnë jashtë fokusit mediatik. Ndërkohë duket se të dy po jetojnë çaste të lumtura.
Ata kanë publikuar këtë fillim viti një foto krah njëri-tjetrit. Të dy kanë premtuar se së shpejti do të organizojnë një dasmë ku të jenë sëbashku dhe familjarët e tyre.
Kujtojmë se ceremonia e parë martesore e çiftit, u realizua brenda shtëpisë së Big Brother. Edhe pse pati kundërshti dhe dyshime të forta për lidhjen e tyre, ata vazhdojnë t’i rezitojnë kohës, ndryshe nga shumë çifte të tjera.
https://www.instagram.com/p/BdlhXx3H8yb/?taken-by=la_fo_da
Link: https://www.instagram.com/p/BdlhXx3H8yb/?taken-by=la_fo_da
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbHWqktnV_r/?taken-by=la_fo_da