Dikur thirreshin motër e vëlla. A ka marrë fund miqësia mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit?
Dikur thirreshin motër e vëlla në rrjetet sociale, ndërsa sot dyshja e pandashme, modele-fotograf është zhbërë mesa duket. Ata përveç anës profesionale, ndanin edhe një miqësi të mirë, duke shpërndarë në rrjetet sociale në mënyrë të vazhdueshme kujtime nga udhëtimet dhe punët e përbashkëta.
Mirëpo, duket se miqësisë mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit i ka ardhur fundi. Përveçse ata nuk shihen më së bashku në rrjetet sociale, ditëlindja e Endritit së fundmi ishte prova më e mirë për këtë.
Aurela ka munguar në festën e madhe të organizuar në nder të fotografit dhe si kurrë më parë, nuk i ka bërë as edhe një postim urimi në Instagram.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkatërruar miqësinë mes tyre, por duke marrë parasysh afrimitetin e madh që kanë pasur, me shumë gjasa ka qenë një sherr për diçka madhore.
Mund të shihni vetë disa nga fotot e mëposhtme:
https://www.instagram.com/p/BdxkWyylhdz/?taken-by=endritmertiri
Link: https://www.instagram.com/p/BdxkWyylhdz/?taken-by=endritmertiri
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BNbvNYuBxac/?taken-by=hoxha_aurela