Home ShowBiz A është prishur miqësia me Aurela Hoxhën?! Për herë të parë flet Endrit Mërtiri
A është prishur miqësia me Aurela Hoxhën?! Për herë të parë flet Endrit Mërtiri
0

A është prishur miqësia me Aurela Hoxhën?! Për herë të parë flet Endrit Mërtiri

0
0

Që prej shtatorit të vitit që lamë pas ku në një event u shfaqën se bashku dy miqtë Aurela Hoxha dhe Endrit Mërtiri, duket se janë distancuar shumë. Së fundmi marrdhënia e tyre është përfolur mjaft. Thashethemet janë konfirmuar edhe më shumë nga fakti se në ditëlindjen e fotografit nga ana e këngëtares nuk pati asnjë urim publik, siç ndodhte zakonisht.

I ftuar sot në emsionin “Wake Up” në Top Channel Endriti u pyet për Aurelën, por ai nuk preferoi të tregonte sesi është marrëdhënia e tij me Aurelën, pasi kjo gjë është personale dhe nuk do ta ndajë me të tjerët.

“Mesazhet vijnë në vende të ndryshme. Nuk kam ndërmend të sqaroj njeri. Janë disa gjëra personale që unë zgjedh t’i mbaj për vete. Edhe nëse do ta prishnim marrëdhënien, s’do ta bënim publike. Mediat e ekzagjerojnë”,-është shprehur Mërtiri.

E megjithatë përgjigja e tij lë shumë vend për interpretime, pasi nëse gjithçka shkon mirë mes të dyve, përse vetë ai nuk e konfirmon këtë.

https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10155993912979793/

Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10155993912979793/

26756268_10155993732974793_8646233980720408053_o

Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/photos/rpp.189305079792/10155993732974793/?type=3&theater

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BUsKXmSB9hd/?taken-by=hoxha_aurela