Home ShowBiz Inva Mula moderatore! Ja ku do ta shohim divën e muzikës klasike
Inva Mula moderatore! Ja ku do ta shohim divën e muzikës klasike
0

Inva Mula moderatore! Ja ku do ta shohim divën e muzikës klasike

0
0

Pas përfundimit të “C’est la vie”  është zbuluar se stafi i Tv Klan ka vendosur të sjellë një tjetër risi në programacion. Bëhet fjalë për konkursin e muzikës klasike, emisionin e quajtur “Virtuozët” i cili do të risjellë në ekranin shqiptar në rolin e moderatores, sopranon e njohur Inva Mula.

Tv Klan zbulon se më 11 shkurt do të nisë spektakli, pjesë e të cilit do të jenë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët e talentuar në muzikën klasike. Ky spektakël do të zgjasë plot 10 javë e protagonist do të jenë fëmijët dhe të rinjtë e talentuar në fushën e muzikës, baletit dhe instrumentave të zhanrit klasik.

Mbrëmjen e djeshme është prezantuar edhe spoti i “Virtuozët” duke zbuluar moderatoren Inva Mula dhe prezencën e një jurie me 3 artistë të cilët do të vlerësojnë secilin nga konkurrentët. Pjesëmarrës në këtë talent show do të jenë të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia deri në moshën 18 vjeç.

Konkurrentët  do të shoqërohen nga orkestra filarmonike “Ibrahim Madhi” e Akademisë së Arteve nën drejtimin e maestrove Suzana Turku dhe Gerard Akoka.

“Virtuozët”, kjo patentë e suksesshme ndërkombëtare Prodigies nga Endemolshine vjen për herë të parë në Shqipëri.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=JX8RHU9GY_c

Burimi i fotos kryesore: © Tv Klan