Me kantautorin para disa vitesh kanë jetuar një histori dashurie e cila qe për shumë kohë kryefjala e showbizzit.
Por marrdhënia e Soni Malajt me Flor Mumajesin, duket sikur i ka përndjekur disi dy këngëtarët, pasi pothuajse në çdo dalje publike të tyren gjithmonë është pasur në vëmendje marrëdhënia e dikurshme.
Soni Malaj e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” është pyetur nëse do të bënte një bashkëpunim me Florin edhe pas gjithë këtyre viteve.
“Me Florin do të bashkëpunoja. E kam mik. Nuk kam arsye madhore për momentin për t’iu rikthyer një bashkëpunimi, por do të rikthehesha në çdo kohë. Për një mision humanitar, apo nëse fansat tanë do e kërkonin, atëherë do të bashkëpunoja me të.”- është shprehur këngëtarja.
Sakaq, na la të kuptojmë se midis tyre nuk ka mërzitje dhe se çdo gjë e kanë hedhur pas krahëve.