Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” Blerina ka ftuar të atin, për t’i kërkuar të lejë alkoolin, ndërsa njerkën për t’i treguar mirënjohjen dhe respektin që ka për të. Blerina rrëfen se fëmijëria e saj ka qenë shumë e vështirë, pasi sipas zakoneve, e kanë fejuar që në moshën 13 – vjeçare me dikë që nuk e njihte. Pas një viti i ati dëshironte që ta prishte fejesën me pretendimin se nuk ishte një familje e denjë për të bijën, por Blerina vendosi që të martohej me Adriatikun për shkak të opinionit të njerëzve në fshat. Ajo solli në jetë dy djem, por nisën problemet me bashkëshortin, i cili e mbylli në shtëpi dhe nuk e lejonte të dilte prej saj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=I6pjtG9qWmQ
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan