Gazetari i njohur shqiptar, Bledian Koka, ndryshe nga çdo dalje publike tregoi sot në “Kush vjen për drekë” në Tv Klan aftësitë në gatim dhe jo vetëm.
I pyetur për planet për martesë Koka rrëfeu se e dashura e tij Ela është kundër fustanit të bardhë dhe unazës, madje sipas tij ajo është kundër dasmës. Gazetari tha se ata kanë diskutuar për dasmë, por kanë menduar ta bëjnë, kur të kenë një bebe.
“Unë do të them një gjë dhe nuk e di nëse Ela ma autorizon. Ela është femra atipike, është kundër fustanit të bardhë, kundër unazës, kundër propozimit dhe nuk do as dasmë. Ne kur e kemi diskutuar, kemi menduar për një dasmë kur të kemi fëmijë. Nëse ne do ta bëjmë këtë gjë do ta bëjmë kur të kemi një bebe dhe kur bebeja të jetë i vetëdijshëm që është në dasmë”, tha Koka.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=pk6oIucXov4
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan